HRBIS TIME ATTENDANCE & PAYROLL

Softueri HRBIS vendos në dispozicion gjithçka që është e nevojshme për menaxhimin e burimeve njerëzore në mënyrë të thjeshtë dhe eficiente, i përshtatshëm për çdo dimension apo organizim kompanie. Nga menaxhimi i dosjes së punonjësve te menaxhimi i pushimeve dhe mungesave, arkivimi i dokumentacionit të punonjësve deri te përllogaritja e pagave dhe raportet e ndryshme për arsye deklarimi apo menaxheriale. Teknologjia Cloud me mundësi aksesi nga kudo dhe kurdo dhe funksionalitetet e shumta të studiuara posaçërisht për të mundësuar kursimin e kohës dhe eficiencën maksimale për këtë sektor. software dygjuhësh shqip dhe italisht, i ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar në fuqi na bën të mundur ofrimin e një softueri të plotë për çdo procedurë në këtë sektor.

HR BIS

ÇFARË MUND TË MENAXHOHET NË HRBIS

Menaxhimi i dosjes së punëmarrësve

  • Dosja kontraktuale
  • Dosja personale
  • Dosja e dokumentacionit

Arkivimi i dokumentacionit

  • Arkivim i dokumentacionit të punonjësve: CV, kontratë, diplomë, dëshmi penaliteti, raport mjekësor dhe të ndryshme
  • Akses nga kudo dhe kurdo i këtij dokumentacioni
  • Mundësi printimi

Menaxhimi dinamik i pushimeve vjetore

  • Ditë pushimi të kërkuara
  • Përllogaritje e pushimeve të mbetura
  • Akumulim i vitit aktual dhe të viteve të kaluara
  • Hedhja në kalendarin e kompanisë e pushimeve të kërkuara

Përllogaritja automatike e pagave

  • Përllogaritja automatike e pagave. Në bazë të orëve të punuara, orëve shtesë, raporteve mjekësore, mungesave, lejeve të lindjes, martesa etj.

RAPORTE TË NDRYSHME PËR EFEKT TË DEKLARIMEVE

Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi si dhe e të larguarve nga puna
Deklarata “Listëpagesa e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shendetësore dhe Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi”
Borderoja e Pagave
Formular Deklarimi në Inspektoriatin Shtetëror të Punës

Formulari Deklarimit të punëmarrësve pranë Zyrës së Punës
Regjistri i Aksidenteve në Punë dhe Sëmundjeve Profesionale
Regjistri për punëmarrësit në subjekt
Regjistri i pushimeve vjetore

SISTEM KONTROLLI HYRJE - DALJE PERSONELI ME SHENJA DIXHITALE DHE KARTË

PAJISJA KOHËSHËNUESE

Regjistron dhe kontrollon nëpërmjet shenjave dixhitale, kartave ose njohjen e fytyrës prezencën ditore të çdo punonjësi.

SOFTUERI I PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE

Përpunon të gjitha të dhënat e mbledhura nga pajisja dhe i strukturon në kartela sipas tipit të kontratës dhe lejon të justifikohen mungesat, autorizon orët shtesë, menaxhon orët e mbledhura dhe orët shtesë afrofe.

LIDHJA ME HR ELELCO

Mundësi lidhjeje me softuerin HRBIS për gjenerimin automatik të listëpagesës për çdo punonjës sipas legjislacionit fiskal shqiptar.

PDF ELELCO

DEMO ELELCO

SHIKO TANI

FORMULARI ELELCO