ELELCO A.D.ELE
A.D.ELE është më shumë se një softuer i thjeshtë për arkivimin dhe menaxhimin e dokumenteve: është një platformë e plotë për menaxhimin inteligjent të proceseve dhe informacioneve të lidhura me të gjithë dokumentacionin e kompanisë. A.D.ELE i jep jetë dokumenteve duke i dhënë rëndësi të veçantë informacioneve e përbërjes së dokumentit për gjetje më të thjeshtë të informacioneve të kërkuara.
Falë A.D.ELE, përveçse mund të keni në mënyrë dixhitale dokumentacionin letër, mund të gjeni lehtësisht dokumentin e duhur në momentin e duhur, të analizoni informacionet, të gjeneroni raporte, të ndani dokumente brenda selive dhe jashtë saj me klientë ose partnerë.
Për klientët që disponojnë ERP ELELCO, A.D.ELE jep mundësinë e aksesit të dokumentacionit nga ERP kur jemi duke parë një skedë kontabël të një klienti apo furnitori, kur jemi duke bërë prodhimin, lëvizjet e magazinës etj.

TIPOLOGJITË E DOKUMENTEVE QË MUND TË ARKIVOHEN NË A.D.ELE
PËRFITIMET NGA A.D.ELE
- Reduktim i kostove dhe kohës së kërkimit
- Gjetje në kohë reale të të gjitha dokumenteve
- Përmirësim i efikasitetit në përdorimin e informacioneve
- Akses nga kudo
- Ndërlidhje e të gjitha dokumenteve në të gjitha aktivitetet e ndërmarrjes (cross reference)
- Siguri në akses dhe kontroll i veprimeve të kryera mbi dokumentet e arkivuara.
- Fleksibilitet në përdorimin e dokumenteve dixhitale
- transmetim elektronik i dokumenteve ( e-mail, fax, download etj.)
- mundësi për të krijuar flukse dokumentesh (workflow), duke monitoruar hap pas hapi të gjithë ciklin e çdo dokumenti
- Përdorim i imazheve të dokumenteve me të dhënat statistikore të menaxhimit
- Administrim i shumë veprimtarive
- Aplikim mbi dokumentet elektronike të Firmës dixhitale, të datës dhe të orës së saktë të certifikuar ligjërisht.