PROGRAMI I DISTRIBUCIONIT ELELCO MOBILE SALES

 

Elelco Mobile Sales është një aplikacion android i përshtatshëm për kompanitë e distribucionit me shitje derë më derë.Programi i shitjeve në terren Elelco Mobile Sales mundëson marrjen e porosisë, printimin e faturës elektronike në momentin e dorëzimit të mallit dhe shkarkimin e të dhënave të shitjes në kohë reale te sistemi juaj menaxherial. Përdorimi i Elelco Mobile Sales zhvillohet në dy nivele të ndryshme: nga njëra anë aplikacioni ku agjentët tuaj kryejnë shitjet kudo që ndodhen online dhe offline, dhe nga ana tjetër sistemi menaxherial ku këto informacione mblidhen dhe mund të menaxhohen, duke gjeneruar nje shumëllojshmëri statistikash. Fleksibël dhe i personalizuar sipas kërkesave të çdo kompanie mundëson:

  • Kontroll më të madh të tregut
  • Mbarëvajtjen e marrëdhënieve me klientin
  • Menaxhimin e ofertave speciale dhe listave të çmimeve për zonë dhe klientë
  • Regjistrim në kohë reale të faturave dhe arkëtimeve në kontabilitet
  • Mbajtjen nën kontroll të inventarit të furgonit
  • Shumëllojshmëri statistikash të përonalizuara për: agjentë, zonë, klientë etj. në produkte dhe vlerë
  • Asistencë profesionale në çdo kohë
  • Ndihmesë në konvertimin e arkivave
Programi i shitjeve në terren Elelco Mobile Sales nuk ka asnjë kufizim për sa i përket klientëvë, listave të çmimeve me shumë nivele, produkteve etj.

PSE ELELCO MOBILE SALES - CRM

Kthimi i objektivave në shitje
Elelco Mobile Sales ofron çdo procedurë që i nevojitet stafit të shitjeve për të menaxhuar në mënyrë më efektive gjurmimin e informacionit të klientit në kohë reale dhe ekzekutimin e fushatave promocionale në mënyrë që përfitimet të jenë më të larta se kostot. Kjo mundëson kthimin në mënyrë të shpejtë të objektivave në klientë.
Shërbim më eficient ndaj klientit 
Përmirëson marrëdhënien me klientin dhe ndihmon stafin e shitjeve t'u ofrojë klientëve shërbim dhe suport cilësor dhe në kohë reale. Me Elelco Mobile Sales ju mund të automatizoni shumë lehtë komunikimet, të fokusoheni në një shërbim të personalizuar.Të zgjidhni problematikat e klientit më lehtë.
Statistika gjithëpërfshirëse për klientin
Konsolidimi i informacionit për klientin në mënyrë sa më të thjeshtë nëpërmjet shitjeve analitike dhe ndërtimit të raporteve gjithëpërfshirëse që ndihmojnë në identifikimin e trendeve të shitjeve në mënyrë efikase.
Akses nga kudo dhe kurdo 
Mundëson koordinimin ndërmjet agjentëve në terren dhe zyrave qëndrore për të marrë dhe dhënë informacione në kohë reale. Elelco Mobile Cloud CRM i ofron stafit tuaj të shitjes gjithçka i duhet për të menaxhuar në mënyrë efektive klientët ekzistues dhe të mundshëm në çdo kohë nga kudo duke përdorur çdo pajisje android.
Mbaj kostot nën kontroll
Proceset e regjistrimit automatik të faturave mundësojnë uljen e kohës dhe mundësisë së gabimeve  të stafit menaxherial për regjistrimet manuale në kontabilitet dhe magazinë.
Ofron siguri dhe besueshmëri maksimale
Zgjidhja Cloud nëpërmjet sistemeve të fuqishme IBM certifikon sigurinë e të dhënave tuaja në një botë pa viruse.Sistemet tona japin sigurinë “Business Continuity” dhe “Disaster Recovery” nëpërmjet dy serverave IBM. Kontrolli i akseseve mundëson akses vetëm të stafit të autorizuar në funksione të caktuara.

MODULET E ELELCO MOBILE SALES 

 
 
 
 

INFORMACIONET NË KOHË REALE

Në kohë reale furgoni ose agjenti nga cilado vendndodhje do të deklarojë:
Faturat e gjeneruara
Inventarin e furgonit
Faturat e arkëtuara me kasë
Faturat e arkëtuara me bankë
Kthimet
Promocionet e bëra
Elelco Mobile Sales trasmeton në kohë reale të dhënat e shitjeve sistemit menaxherial Elelco i cili nëpërmjet softuereve të realizuara në mënyrë të posaçme gjeneron raportet e nevojshme për menaxhimin e magazinës furgon dhe statistikat e shumëllojshme të shitjeve.
Menaxhimi i listës së çmimeve
Klientëve
Promocioneve
Faturave Elektronike
Ngarkesës së furgonit
Numrave serialë